Bizneset
Investitorë shqiptarë, mbrapa dyqaneve të njohura kozmetike “Ella”
Agron Ajrullahu dhe Gazmend Haliti, bashkë me dy zviceranë të tjerë janë bashkëpronarë të tre sallonëve të bukurisë “Ella”, të hapura në Cyrih dhe regjion
“Ella” është emri i dyqaneve kozmetike që po ngriten me shpejtësi në rajonin e Cyrihut. Këto sallone kozmetike ofrojnë shërbime në tri qendra të mëdha tregtare. Ajo që nuk dihet për shumë klientë, është se mbrapa këtyre salloneve janë dy investitorë shqiptarë që me punën e tyre kanë shtrirë shërbimet e bukurisë në Shoppi Tivoli në Spreitenbach, në aeroportin e Cyrihut dhe në Letzipark Cyrih.
Agron Ajrullahu dhe Gazmend Haliti janë bashkëpronarë të sallonëve të bukurisë “Ella”, bashkë me dy zviceranë të tjerë. Ata kanë zgjeruar këtë biznes duke sjellë konceptin më të mirë e më modern të punës në Zvicër, duke ofruar luksin e cilësinë me çmime të përballueshme për çdo njeri.
Në filozofinë e shërbimeve të salloneve “ELLA” mbizotëron poenta: Të dilni më rrezatues se që keni ardhur tek ne!
Salloni i parë, në Spreitenbach
“Në rrugëtimin tonë ne kemi trajtuar e të ndryshme dhe kemi sjellë konceptin më të mirë në Zvicër. Tek ne ju presin trajtime luksoze të cilësisë së lartë me çmime që secili mund t’i përballojë. Për më tepër, ne ofrojmë termine përmes rezervimit dhe sipas konceptit „Walk in“ apo „Ecni brenda“, ne gjejmë kohë për ju”, thotë bashkëpronari, Gazmend Haliti.
Salloni i parë „Ella” është hapur në qershor të vitit 2017 në Shoppi Tivoli. Ndërkohë janë hapur edhe në Letzipark Cyrih dhe në aeroportin e Cyriut. Duke trefishuar kështu ofertat që nga hapja e sallonëve me trajtime manikyr, pedikyr, zbardhjen e dhëmbëve, heqjen e flokëve me laser, qerpikët, vetullat dhe shumë gjëra të tjera që janë në tregun e salloneve të bukurisë.
Dhe nëse planifikoni diçka speciale; qoftë kjo një festë beqarie, një martesë ose një ditëlindje, ne kujdesemi që ju në fund të dilni të bukur e elegantë nga dyert e sallonit “Ella”.
Deri në 80 klientë në ditë
Dyqanet kozmetike „Ella” trajtojnë për çdo ditë 50 deri në 80 klientë apo deri në 560 brenda një jave. „Kurse në kohë vere, këto shifra lehtë mund të dyfishohen“, tregon drejtuesja e salloneve “Ella”, Sharona Meshulam.
“Megjithatë,” plotëson ajo, “kërkesat më të shpeshta janë për manikyr dhe pedikyr, vetulla (Microblading) dhe heqjen e flokëve”, thotë Meshulam, e cila lëvdatat për punën e shkëlqyer ia adreson stafit të punës. „Ne jemi një ekip i shkëlqyer, nga pronarët e deri te praktikantët. Secili bën punën e tij me vullnet dhe dëshiron që „Ella“ të ketë sukses“, dhe shton, „ne jemi një ekip i shkëlqyer që punon në harmoni dhe në shërbim të klientëve tanë duke pasur kështu një rritje të shëndoshë brenda dy vjetëve të sallonit „Ella“.
Duke ju shërbyer e duke bërë të duken ndryshe burra e gra, të zeza e të bardha, të pasur e të varfëra, të rinj e të moshuar“.

„Ella“ gjithashtu trajton një numër të lartë të konsumatorëve me kufizime, siç janë përdoruesit e karrigeve me rrota, të cilët gjejnë ngrohtësinë e trajtimit dinjitoz tek ne.
“Ne jemi aq të përzier saqë të gjithë janë të mirëpritur dhe i trajtojmë të gjithë me dashuri e pa dallim”, thotë drejtuesja e sallonit „Ella“.
Trajtime luksoze por të përballueshme
“Në rrugëtimin tonë ne kemi trajtuar e të ndryshme dhe kemi sjellë konceptin më të mirë në Zvicër. Tek ne ju presin trajtime luksoze të cilësisë së lartë me çmime që secili mund t’i përballojë”.
Trefishohet oferta
Me hapjen e dy salloneve tjera, (në Aeroportin e Cyrihut dhe në Letziparh Cyrih) janë trefishuar ofertat që nga hapja e sallonëve me trajtime manikyr, pedikyr, zbardhjen e dhëmbëve, heqjen e flokëve me laser, qerpikët, vetullat dhe shumë gjëra të tjera që janë në tregun e salloneve të bukurisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















