Kosova
Interesimi nga diaspora, investohen shtatë milionë euro në Kosovë
Zëvendësministri i Diasporës, Arianit Daci, është takuar me afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor në “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit që pritet të shtrihet edhe në Kosovë.
Daci ka bërë të ditur se janë premtuar shtatë milionë euro investim nga Imeri. Ai ka thënë se kjo ministri do të jetë përherë në dispozicion për të ndihmuar investitorët nga diaspora.
“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Daci. , përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune.
“Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”, ka thënë Imeri, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Diasporës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










