Maqedonia
Interesimi i diasporës për të votuar në referendumin për emrin e Maqedonisë
Ademi po ashtu tha se në diasporë nuk do të mungojë edhe fushata para referendumit me qëllim për ta njoftuar diasporën për rëndësinë që ka referendumi për ardhmërinë e vendit
Deri të shtunën në mesditë 12, përmes web aplikacionit deri tek KSHZ-ja kanë arritur 251 paraqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike, konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.
Nga këto, 127 paraqitje janë pranuar ndërsa 124 janë në përpunim e sipër. Numri më i madh i paraqitjeve për të votuar janë nga Berni dhe Vjena, nga 21, në Lubjanë 18, Toronto 18, Kanbera 15, e kështu me radhë, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e zgjedhësve nga KSHZ-ja informojmë se të dhënat do të mund të merren të hënën dhe të njëjtat do të përfshijnë të dhënat konkrete të ditës së premte, shtunë dhe të diel.
Për votimin e emrin të Maqedonisë, shtetasit e Maqedonisë me punë të përkohshme jashtë vendit do të duhet që deri më 23 shtatorë në përfaqësitë diplomatike të mbushin formularët për të votuar atje ku jetojnë, përcjell albinfo.ch.
Votimi do të realizohet në ato njësi diplomatike ku janë paraqitur mbi dhjetë votues. Diaspora do të votojë një ditë para zgjedhjeve në Maqedoni.
Ministri i angazhuar për diasporën Edmond Ademi pret interesim nga diaspora për të dhënë votën e tyre në referendum. “Me vendimin e KSHZ-së dhe rregullores mundësohet edhe votimi i diasporës për referendumin e 30 shtatorit dhe ata duhet të paraqiten përmes mënyrës elektronike të regjistrohen si votues në ato shtete kur do të votojnë. Duhet minimum 10 votues të jenë të paraqitur në një njësi diplomatike që të hapet një vendvotim atje, ndërkaq nëse ndodh që numri e tejkalon mbi 1000 atëherë në të njëjtën përfaqësi diplomatike, hapen dy vendvotime me qëllim që procesi zgjedhor të shkojë më shpejtë dhe më efikas”, u shpreh Ademi.
Ademi po ashtu tha se në diasporë nuk do të mungojë edhe fushata para referendumit me qëllim për ta njoftuar diasporën për rëndësinë që ka referendumi për ardhmërinë e vendit e sidomos për proceset integruese në struktuarat euroatlantike.
Ai njoftoi se kostoja e votimit të diasporës akoma nuk është përcaktuar për shkak se ajo varet nga numri i votuese dhe vendvotimeve që duhet të hapën në diasporë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













