Lajme

Intelegjenca Artificiale frikëson krijuesin, Hinton: Më vjen keq, është e rrezikshme

Intelegjencës Artificiale po i trembet edhe vetë krijuesi i saj.

Geoffrey Hinton, i njohur ndryshe si kumbari i Intelegjencës Artificiale, ka lënë punën në Google me qëllimin që të flasë lirshëm rreth rreziqeve që mund të sjellë zhvillimi i pakufizuar i saj.

Në një intervistë të dhënë për New York Times, 75-vjeçari është shprehur i keqardhur për shpikjen që ka bërë së fundmi për shkak të rreziqeve që paraqet për shoqërinë.

Hinton është një shkencëtar i njohur i sistemeve kompjuterike, duke u bërë kështu i pari për hedhjen e themeleve të  Intelegjencës Artificiale, që pasoi me krijimin e Chatbot-eve, ose të njohura ndryshe si ChatGPT.

Sipas tij, rreziqet vijnë pikërisht në përhapjen e dezinformatave dhe trazirat në tregun e punës.

“Ngushëlloj veten me justifikimin se nëse nuk do ta kisha bërë unë, dikush tjetër do ta bënte”, është shprehur Hinton.

Ndryshimet si ishte 5 vjet përpara dhe si është tani janë të frikshme, ka thënë ai, me frikën se Intelegjenca Artificiale do të bëhet edhe më e rrezikshme në të ardhmen, pasi nëse aktorë të ndryshëm potencialisht mund të shfrytëzojnë sistemet e avancuara për qëllime jo të mira, do të jenë të vështirë për t’u parandaluar./Euronews