Skip to content

Infermieret nga lindja “ua ulin pazarin” kolegeve zvicerane

Me 1560 franga në muaj, një infermiere polake ofron shërbim tërëditor, për çka një zvicerane kërkon 7500 franga në muaj

 

Konkurrenca e fuqisë punëtore nga vendet e Evropës linidre përmes pagave më të vogla ose „dumping-u“, ka prekur edhe shëndetësinë e Zvicrës. Kështu, siç shkruan „Nzz am Sonntag“, infermieret nga vende si Polonia, kanë vërshuar „tregun“ e Spitex-it, shërbim shtëpiak për të të moshuar.

 

Ato po pëlqehen gjithnjë më shumë nga zviceranët e moshuar, në radhë të parë për çmimin shumëfish më të lirë të punës së tyre se sa homologet e tyre zvicerane. Me 1560 franga në muaj, një infermiere polake ofron shërbim tërëditor, ndërkohë që kolegia e saj zvicerane për një punë të ngjashme kërkon rreth 7500 franga në muaj.

 

„Në kantonin e Tesinës tashmë 70 për qind të shërbimeve ndihmëse shëndetësore private i mbulojnë infermieret nga vendet e lindjes, një e treta e tyre nga Polonia“, i ka thënë gazetës „NZZ am Sonntag“ një përfaqësues i federatës së Spitex-it për këtë kanton.

 

Gratë në fjalë rekrutohen përmes agjencive përkatëse të jashtme, dhe angazhimi i tyre bën pjesë diku në „zonën e hirtë“ të ligjit.

 

Ky pozicion pritet të ndryshojë duke fuilluar nga 1 maji, kur marrëveshja për lëvizje të lirë do të jetë e vlefshme edhe për vendet e hyra rishtas në BE.