Feja
“Imami thërret për lutjet në Ramazan, përmes Aplikacionit”
Xhamia në Wil, karshi faqes së saj zyrtare në Facebook tashmë ka edhe një ide tjetër, një APP!, shkruan gazeta zvicerane “20 Minuten”
Situata me Covid 19, përveç se ka paralizuar pjesërisht zhvillimin dhe lëvizjen e njerëzve, ka pamundësuar dhe praktikimin e jetës fetare në mënyrën tradicionale duke u falur dhe lutur në xhami, kisha e kulte tjera të besimit. Megjithëkëtë komunitetet fetare, janë munduar të gjejnë rrugë dhe mënyra tjera, për të qenë bashkë me besimtarët edhe më këto kohë të vështira.
“Xhamia në Wil sikur edhe të gjitha bashkësitë tjera fetare, është munduar të gjejë ide dhe rrugë që do të na mundësonin të ruajmë kontaktet me anëtarët tanë në këto kohëra pandemie” – thotë për “20 minuten” Bekim Alimi, Imam në Xhaminë e Wilit.
Përderisa Kisha Katolike është fokusuar në live streaming, transmetim të drejtpërdrejtë me një buxhet të lartë, bashkësitë tjera fetare kanë gjurmuar rrugë tjera që kanë kosto më të ulta. Si shembull kemi xhaminë në Wil, e cila karshi faqes së saj zyrtare në Facebook Xhamia Wil dhe kanalit në Youtube Xhamia Wil, tashmë ka edhe një ide tjetër, një APP!, shkruan gazeta zvicerane “20 Minuten”.
“Kjo ide ka lindur gati një vit më herët, për shkak se jo të gjithë anëtarët e xhamisë kanë qasje në FB, andaj përmes ziles (Notifikation), anëtarët që kanë instaluar këtë APP, thjesht mund të gjejnë në mënyrë shumë të shpejtë informatat por edhe të kërkojnë informata. P.sh. përmes rubrikës, “na kontakto” me zbrazëtirë, personi mund të futë kërkesën e tij dhe ta lëshojë atë me klikimin e një suste, gjë që i mundëson të arrijë shpejt ta kontaktoje kryesinë apo imamin” – sqaron Alimi.
Ndryshe në APP Instalacionin e Xhamisë së Wil-it, do të gjeni dhe disa rubrika si News, 3D-pamje, qasje mbi kryesinë, aty është instaluar edhe Takvimi (kalendari i namazeve) përshtatur kohës lokale të qytetit Wil.
Kjo i mundëson anëtarit të kësaj xhamie të shohë edhe kohën e Namazit të Sabahut, pa kalkuluar sa kohë para lindjes diellit, apo pas Imsakut duhet të falet namazi Sabahut.
Ky App përdoret edhe në gjuhën gjermane. Në Settings mund të ndryshoni gjuhën apo edhe të bëni rikujtim të namazit, para se të vijë koha!
App aplikacioni mund të shkarkohet lehtë në Play Store apo App Store, thjesht duke shkruar “Moschee Wil”.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










