Integrimi
Iliri punon në të zezë për t`i paguar borxhet e ardhjes në Gjermani për azil
Me punën e disa muajve të parë Iliri ka arritur të paguajë borxhin prej 4500 eurosh që e kishte marrë për të kaluar në Gjermani ai me dy vëllezërit dhe nënën. “Edhe pse puna në ndërtim në fakt nuk është për mua”, thotë Iliri, i cili punon rreth gjashtë orë në ditë duke ngarkuar gurë. “Por, më mirë një punë e rëndë se kurrfarë pune” shton ai
Ekspertët vlerësojnë se janë me qindra mijë refugjatë në Gjermani që punojnë në ekonominë informale (në të zezë). Por kjo pothuaj nuk bie në sy krahasuar me numrin prej rreth 9 milionë vetave që punojnë në të zezë në gjithë Gjermaninë, shkruan “Die Welt”:
Sot Ilir nuk ka mundur të gjejë punë. Ashtu sikurse më shumë se një milion tjerë, edhe Iliri, që në fakt ka një emër tjetër dhe vjen nga Kosova, ka ardhur në Gjermani si refugjat vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Sot, djlaoshi 21 vjeçar është njëri nga ata shumë refugjatë që fitojnë ca para me punën në të zezë.
“Ende, me rastin e kontrollimeve, nuk janë paraqitur as shifra markante dhe as çfarëdo indikacionesh se refugjatët punojnë veçanërisht shumë në të zezë”, thotë Klaus Salzsieder nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila është përgjegjëse për ndjekjen e punës në të zezë.
Por nëse e drejta e refugjatëve për punë vazhdon të mbetet kaq rigoroze sikurse është tash, mund të përcaktohen më shumë refugjatë për punën në të zezë”, tërheq vërejtjen Bernhard Boockmann nga Instituti i Tübingenit për hulumtime aplikative ekonomike (IAW).
“Edhe pse puna në ndërtim në fakt nuk është për mua”, thotë Iliri, i cili punon rreth gjashtë orë në ditë duke ngarkuar gurë. “Por, më mirë një punë e rëndë se kurrfarë pune” shton ai.
“Muaji i parë ishte ferr. Kanë kaluar nëntë muaj prej atëherë”, përcjell albinfo.ch. Ai ka ndjekur një kurs dymiujor të gjermanishtes ndërkohë që kërkesa e Ilirit për azil është refuzuar. Do të “durohet” në Gjermani deri në fillim të gushtit. Deri atëherë ai shpreson të ndajë një sasi të hollash nga puna që po bën.
Me punën e disa muajve të parë Iliri ka arritur të paguajë borxhin prej 4500 eurosh që e kishte marrë për të kaluar në Gjermani ai me dy vëllezërit dhe nënën. Paratë që i ka fituar pastaj, i ka ndarë mënjanë dhe sigurisht do t`i nevojiten për rastin e kthimit në Kosovë nga Gjermania.
Krahas rreth 260 eurove që i merr nga shteti si azilkërkues, Iliri i fiton edhe rreth 800 euro nga puna në të zezë që bën prej sa muajsh. “Shumë më mirë se në Kosovë. Atje me punë të herëpashershme mund të fitoja në maksimum 300 euro”, tregon ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












