Muzikë
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të të Festës së Ngjyrave në Aigle, një nga festivalet më të njohura shumëkulturore në Zvicër.
Të shtunën, më 27 qershor 2026, në ora 15:15, grupi Ilirët do të ngjitet në skenë me një program të pasur folklorik, duke sjellë këngë, valle, tradita dhe kostume shqiptare përpara një publiku ndërkombëtar.
Festivali zhvillohet nga 25 deri më 27 qershor dhe bashkon artistë e komunitete nga mbarë bota në një atmosferë feste, kulture dhe miqësie.
Në mesin e dhjetëra kulturave të botës që do të prezantohen në këtë festival, prania e Ilirëve është një mundësi e çmuar për të promovuar trashëgiminë, identitetin dhe vlerat e kulturës shqiptare.
Place de la Planchette, Aigle
Hyrja e lirë
Ejani të mbështesim Ilirët dhe të promovojmë së bashku kulturën shqiptare!



E-Diaspora
-
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova po vazhdon edhe këtë mëngjes, ndërsa pritje janë... -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












