Gruaja
Ilira në mesin e favoritëve për të përfaqësuar Zvicrën në Eurosong Contest
Tre pjesëmarrës në spektaklin e të shtunës janë zgjedhur nga redaksia e radios drs. „The Colors and Lira" është në mesin e tyre
Dymbëdhjetë grupe do të marrin pjesë të shtunën, më 11 dhjetor në garën për të përfaqësuar Zvicrën në festivalin Eurovision Song Contest që mbahet më 11 maj të vitit 2011. Përfaqësuesin do ta zgjedhin me votat e tyre të drejtpërdrejta shikuesit e televizionit publik zviceran, i cili do të tranmsmetojë koncertin, duke filluar nga ora 20.00.
Në mesin e 12 grupeve dhe solistëve që ëndërrojnë për Eurovisionin është edhe ai „The Colors and Ilira”, të cilit i prinë këngëtarja e talentuar shqiptare Ilira Gashi. Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja nga Berna, me rrënjë në Prishtinë dhe në Tiranë, me cilësitë e veta ka arritur të bindë adhuresit e pop muzikës me interpretimin e saj dhe zërin shumë të bukur prandaj mbetet njëra ndër favoritet e mbrëmjes. Ajo paraqitet me këngët e tipit baladë „Home”.
Pos Ilirës, të shtunën më 11 dhjetor në skenë do të ngjiten edhe dueti nga Gjeneva „Aliose” i përbërë Alizé Oswald dhe Xavier Michel, Andrina 16 vjeçare nga Rümlang-u i Cyrihut, Anna Rossinelli nga Bazeli, Bernarda Brunovic nga Dietikoni i Cyrihut, Trio „CH”, Dominique Borriello nga Valisi, „Duke” nga Berna, Polly Duster nga Schwyz-i, „Scilla” dhe Grupi „The Glue” nga Bazeli.
Radio DRS 3 ka favorizuar tre pjesëmarrës në spektaklin e të shtunës mbrëma, të zgjedhur nga redaksia e kësaj radioje. „The Colors and Lira” është njëri tri ndër grupet e përzgjedhura.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










