Integrimi
“Ikea” dhe “Planzer” ofrojnë praktikë pune për refugjatët
Një praktikë e tillë do të fillojë duke angazhuar në secilën qendër të shitjes të Ikea-s nga dy azilkërkues
Zvicra ngadalë po fillon të “zbulojë” potencialin e punës që fshihet te refugjatët. Kështu, ka qenë së pari kolosi i industrisë së mobileve “Ikea” që ka ofruar programe gjashtëmujore të praktikës për azilkërkuesit. Një praktikë e tillë do të fillojë duke angazhuar në secilën qendër të shitjes të Ikea-s nga dy azilkërkues, shkruan “NZZ am Sonntag”.
Ikea ka në Zvicër nëntë qendra të tilla, që i bie se ajo do të marrë për të kryer praktikën 18 refugjatë. Por, siç ka konfirmuar një zëdhënës i firmës, ky numër do të shkojë duke u rritur në të ardhmen.
Angazhimi bëhet sipas kualifikimeve dhe sipas shkallës së njohjes së gjuhës, kryesisht në logjistikë dhe në shitje.
Ndërkohë edhe ndërmarrja për transport dhe logjistikë “Planzer” me seli në Dietikon të Cyrihut ka shprehur interesimin e saj për punësimin e refugjatëve.
“Ne planifikojmë të ofrojmë programe trajnimi për rreth 100 refugjatë” ka thënë për “NZZ am Sonntag” Severin Baer nga stafi drejtues i firmës. Ai ka shtuar se migrantët në fjalë do të aftësohen për logjistikë ose për t`u bërë shoferë kamionësh.
“Bëhet fjalë për një trajnim profesional të natyrës praktike, përmes të cilit do të ofrohen njohuri edhe nga gjuha e vendit dhe nga mënyra e këtushme e jetesës”, ka thënë Baer më tutje. Ai ka theksuar po ashtu se kompania ka vendosur ndërkohë kontakte edhe me Sekretariatin Shtetërore për Migracion (SEM).
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











