Shqipëria
Ia shpëtoi jetën turistes spanjolle, flet kamerieri shqiptar
Ky 33-vjeçar nuk e kishte menduar se kjo do të ishte dita kur njërit prej turistëve do t’i shpëtonte jetën, dhe do të kthehej në hero.
Të dielën e 14 gushti Leli Alushaj ishte në punë si në çdo ditë tjetër normale. Mysafirë në restorantin ku punon ky kamerier tash e 9 vjet, atë ditë rreth 39 spanjollë.
Ky 33-vjeçar nuk e kishte menduar se kjo do të ishte dita kur njërit prej turistëve do t’i shpëtonte jetën, dhe do të kthehej në hero.
“Një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. E pashë që diçka nuk shkonte dhe ndërhyra menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Të gjithë njerëzit që u ndodhën aty pranë u hutuan komplet”, tregon Alushaj, për Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Turistja nga Spanja ia ka shprehur mirënjohjen.
“Më ka bërë ftesë. Më tha që ke shtëpinë tënde në Spanjë, mund të vish kur të duash. Derën e ke të hapur. Është rreth të 50-ve zonja”, tregon ai.
Po ashtu dhe ndjekësit në rrjetet sociale, që iu shtuan menjëherë sapo video e veprimit të tij, u bë virale.
Dhënien e ndihmën së shpejtë Leli Alushaj e ka mësuar para 13 viteve.
“Ka qenë kursi patentës i pari ku kam mësuar, pastaj shefi i restoranti që na ka trajnuar për situata të tilla ku duhet të jemi të përgatitur. Gjëra që ndodhin janë, njerëz jemi”, thotë 33-vjeçari.
Nuk është hera parë që 33-vjeçari nga Fieri ka dhënë ndihmë e shpejtë, në punë dhe jashtë saj. E më krenar për këtë ndjehet familja e tij.
“Kam një vajzë 3 vjeç e gjysmë, bashkëshorten, prindërit dhe 2 motrat. Mami, babi e sidomos vajza e vogël më thonë hero. Edhe kur e çoj në kopsht vajza thotë: Babi im është hero”, shprehet ai./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












