Feja
I vihet zjarri Xhamisë Shqiptare në Flums (SG)
Policia në Flums, St. Gallen thotë se persona të panjohur kanë hedhur dy bomba "koktej molotov" pasi kanë thyer derën prej qelqi të xhamisë. Kjo xhami vepron në kuadër të Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës
Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 6.30 dy besimtarë po shkonin për të falur namazin e sabahut në Xhaminë Shqiptare në Flums (St. Gallen), tregon për albinfo.ch imami i xhamisë, Irfan Musliu nga Kumanova. Nga larg ata kanë parë se nga ndërtesa e xhamisë dilte tym. Kur janë afruar te ndërtesa kanë parë se një pjesë e konsiderueshme e xhamisë ishte përfshirë nga flaka ndërsa nga pjesë të tjera dilte vetëm ty, Ata kanë alariar zjarrfikësit dhe policinë. Pak më vonë në vendin e ngjarjes kanë ardhur zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin, por dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia janë të konsiderueshme.
Policia në Flums, St. Gallen thotë se persona të panjohur kanë hedhur dy bomba “koktej molotov” pasi kanë thyer derën prej qelqi të xhamisë. Kjo xhami vepron në kuadër të Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës.
Siç tregon, iimami Musliu, i cili në këtë xhami punon prej pesë vitesh, një gjë e tillë nuk ka qenë aspak e pritur nga komuniteti i besimtarëve. “Kemi raporte shumë të mira si me komunën ashtu dhe me bashkësitë fetare tjera dhe me qytetarët e këtushëm”, thotë imami. “Objekti ka qenë i blerë nga komuniteti me vetëkontribut. Komuniteti është tronditur me të drejtë pasi që ky objekt ka qenë ambient ku kanë frekuentuar rreth 300 besimtarë dhe po ashtu mbrëmjeve është mbledhur rinia për tu takuar dhe argëtuar me lojëra shoqërore. Po ashtu në lokalet e xhamisë janë duke ndjekur mësimet fetare afër 300 nxënës”, plotëson hoxhë Irfani.
I pyetur nga albinfo.ch për masat eventuale të sigurisë që mund të marrin pas këtij akti, ai thotë: “Nuk do të marrim masa shtesë për sigurinë sepse kjo është shtëpi e zotit dhe nuk e kuptojmë përse dikush mund të ketë motiv për ta sulmuar xhaminë. Sidoqoftë, njëherë për njëherë ambientet e xhamisë mbeten të mbyllura”.
Ngjashëm shprehet edhe kryetari i Bashkesisë Islame Shqiptare të Flumsit, Arben Sylejmani, Ai për albinfo.ch thotë se qendra kulturore bashkë me faltoren janë ngritur këtu që nga viti 1993 dhe kurrë nuk ka pasur probleme me qytetarët ose me komunën.Po ashtu asnjëherë nuk kanë ndpdhur konflikte brenda ambienteve tona. Ka qenë ambient paqësor dhe i qetë, kështu që është e pakuptueshme që të ndpodhë diçka e tillë. Mbrëmë deri vonë të rinjtë kanë qëndruar deri nga mesnata në lokalet e xhamisë, ku kanë shikuar futboll dhe kanë qeshur e kanë luajtur”, përfundon Sulejmani.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë Lëvizja në një vend të ri mund të jetë sfiduese, por stresi i gjetjes së kujdesit...
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl