Integrimi
I vërtetohet dënimi shqiptares: Ka kënduar “I feel good” në vend publik
Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar (150 franga). Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit
Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown. Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë. Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.
Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishi akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo për gazetën “24Heures”. “Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”. Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën “Whisper” të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.
Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. “Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. “Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni”, i është drejtuar gjyqtari shqiptares. Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.
Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.
Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












