Kosova

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Bëhet e ditur se kompania ajrore e Danimarkës, e Norvegjisë dhe e Suedisë – Scandinavian Airlines (SAS) – do të nisë tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, tha operatori i aeroportit të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.

Fluturimet që lidhin Prishtinën me Stokholmin e Suedisë dhe Oslon e Norvegjisë do të fillojnë më 27 qershor, tha Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në një postim në mediat sociale në fillim të kësaj jave.

SAS do të nisë fluturimet nga Prishtina në Kopenhagë të Danimarkës më 3 korrik.