CH-Ballkani
I dënuar me 4 vjet e 6 muaj, ekstradohet nga Shqipëria në Zvicër
Një shtetas i Kosovës u ekstradua nga Shqipëria për në Zvicër, për shkak se ndaj tij gjykata në shtetin zviceran ka dhënë një dënim prej 4 vite e 6 muaj burg.
Dënimi në fjalë është dhënë për një përmbledhje veprash penale, që kanë të bëjnë më së shumti me grabitjen me dhunë, raportojnë mediat shqiptare.
“Në PKK, Rinas, në dalje, nga Shqipëria për në Zvicër u ekstradua, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.M., vjeç 49, banues Kosovë, pasi Autoritetet e Drejtësisë Zvicerane, e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Grabitje”, “Dëmtim” dhe “Hyrje e pa ligjshme”, të Kodit Penal Zviceran”, thuhet në njoftim e Policisë së shtetit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













