Lajme
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur kërkime intensive për kapjen e tij.
Një i burgosur 23-vjeçar me origjinë nga Kosova është arratisur nga spitali i Bolzanos në Itali në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi dyshohet se kishte mashtruar gardianët për të dalë nga burgu, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, i riu kishte pretenduar se kishte gëlltitur detergjent, çka bëri që ai të dërgohej në repartin e urgjencës për kontroll mjekësor. Pas ekzaminimeve dhe gjatë kohës që po mbahej nën vëzhgim në spital, ai shfrytëzoi një moment pakujdesie rreth orës 03:00 dhe u largua nga objekti pa u vënë re.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentin e arratisjes, ndërsa hetuesit po i analizojnë ato për të përcaktuar drejtimin e lëvizjes së tij.
Menjëherë pas incidentit, policia italiane ndërmori një operacion të gjerë kërkimi në zonën e Bolzanos, ku u angazhuan policia, karabinierët dhe policia hekurudhore.
23-vjeçari ishte arrestuar më 1 maj dhe po hetohej për vepra të rënda penale, përfshirë rrëmbim dhe zhvatje ndaj familjes së bashkëshortes së tij. Gjatë arrestimit, autoritetet kishin sekuestruar edhe një sëpatë të vogël në automjetin e tij.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetime edhe për të sqaruar rrethanat e arratisjes, si dhe për të verifikuar përgjegjësinë e personelit që kishte për detyrë mbikëqyrjen e të burgosurit. Sipas mediave italiane, ky është rasti i katërt i arratisjes nga burgu i Bolzanos brenda një viti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










