Lajme
Hungaria mund të rivlerësojë anëtarësimin në BE
Hungaria u bashkua me BE-në në vitin 2004 dhe gjithmonë ka marrë më shumë nga buxheti sesa ka paguar.
Hungaria mund të rivlerësojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian (BE) deri në fund të dekadës, sipas ministrit hungarez të financave. Kjo bëhet e ditur nga e përditshmja britanike, “The Telegraph”.
Mihály Varga paralajmëroi se Hungaria mund të rimendojë pozicionin e saj sapo të bëhet një kontribues neto në buxhetin e BE -së. Kjo, duke rindezur debatin para zgjedhjeve të vendit vitin e ardhshëm.
“Kur llogarisim që ne tashmë do të jemi kontribuues neto në BE, çështja mund të marrë një perspektivë të re”, tha Varga, një nga anëtarët më të moderuar të kabinetit të Viktor Orban, në një intervistë me mediat hungareze.
Ministri hungarez shtoi se kjo është rruga e re, sidomos nëse sulmet në Bruksel janë të vazhdueshme “për shkak të zgjedhjes së vlerave”.
Varga tha se nëse një votim hipotetik do të zhvillohej këtë vit për Hungarinë për t’u bashkuar me BE-në në këto momente, ai “do të ishte midis atyre që do të votonin pro”.
Në ciklin e buxhetit të BE -së për 2018, për shembull, Hungaria mori rreth 4.25 miliardë paund nga buxheti i BE-së. Këto të ardhura synonin kryesisht përpjekjen për të barazuar pabarazitë në të gjithë bllokun.
Megjithatë, Hungaria pritet të bëhet një kontribuese neto deri në vitin 2030, pra do të japë më shumë nga sa do të përftojë, përcjell Albinfo.ch.
Përballjet BE-Hungari
“Hungaria nuk ka më vend në Bashkimin Evropian, pasi kaloi ligjin e kundërshtuar për të hequr përmbajtjet e edukimit mbi komunitetin LGBTQ”.
Mark Rutte, Kryeministri i Holandës, pati pikërisht këtë qëndrim mbi problemin e ngritur, ku pala hungareze akuzohet deri edhe për “homofobi”.
Më herët gjatë muajit qershor, Parlamenti i Hungarisë kaloi legjislacionin për përjashtimin e përmbajtjeve mbi komunitetin gay, nga programet dhe librat shkollorë.
Kjo lëvizje solli zemërim të madh dhe kritika nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Mijëra protestues u ngritën në Hungari në protesta të mëdha kundër ligjit.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i doli në mbrojtje ligjit kundër komunitetit LGBT, i kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar veten si “një luftëtar për lirinë”, i cili ka mbrojtur të drejtat e personave gay gjatë regjimit komunist.
Orban foli në Bruksel mbi këtë çështje, ndërkohë që arriti në samitin e BE-së. Debate të ashpra priten mbi çështjen nga pjesëtarët.
Nga vendet e tjera anëtare të unionit, u mbajt një qëndrim i ashpër mbi këtë vendim të Hungarisë.
/
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë