Kosova
Hubert Lebet: Në Kosovë, mjedis i përshtatshëm për korrupsion
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se nuk po vërehet ulje e korrupsion dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur për arsye se ekziston një mjedis i përshtatshëm për korrupsion në Kosovë.
Hubert Lebet tha se kjo është shkak i legjislacionin joadekuat, kualifikimet e dobëta të shërbyesve civilë, paga të pamjaftueshme për sektorin publik, nepotizmi, e të tjera, përcjell albinfo.ch.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që korrupsioni është një e keqe dhe që korruptuesit dhe të korruptuarit delikuentë duhet dënuar dhe se korrupsioni dëmton vendimet politike dhe ekonomike, duke dëmtuar kështu sundimin e ligjit dhe në fund qytetarët. Ne po ashtu e dimë që për vite të tëra ka pasur deklarata nga autoritetet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, por ato nuk kanë pasur ndikim në uljen e korrupsionit”, ka thënë ai në konferencën e organizuar nga UNDP-ja, ku u prezantua raporti i parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave nga personat e ekspozuar politikisht në Kosovë.
Po ashtu ai ka thënë se ka mungesë të mbështetjes së qartë dhe efektive ndaj policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që t’iu garantohet siguria dhe pavarësia gjatë hetimeve. Ndërsa përfaqësuesja e UNDP-së, Ulrike Richardson, ka thënë se pastrimi i parave mbetet një sfidë globale, duke shtuar se 5 % e GDP-së globale humbet nga korrupsioni.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












