Kosova
Hoyt Yee takohet me liderët politikë në Kosovë
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përgjegjës për çështje evropiane dhe euro-aziatike, ka filluar vizitën në Kosovë.
Ai është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan albinfo.ch.
“Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së”, u shpreh Yee, pas takimit që kishte me presidentin.
Duke folur për prioritetet e Kosovës, presidenti Thaçi u shpreh se përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe transformimi i FSK-së mbesin prioritete konkrete, pa lënë anash prioritetet e përhershme që janë ekonomia dhe forcimi i sundimit të ligjit.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, vjen pas vizitës së djeshme të tij në Serbi.
Zyrtarëve atje ai ua bëri të ditur qëndrimin e SHBA-së se nuk mund të qëndrojnë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra-tjetrës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











