Lajme
Hoxhë Mustafë Memeti uron festën e Kurban Bajramit
Hoxhë Mustafë Memeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar gjithë komunitetin shqiptaro-islam në Zvicër për Festën e Kurban Bajramit, shkruan albinfo.ch.
Postimi i plotë:
URIMI I KURBAN BAJRAMIT
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Forumit Koordinativ të Organizatave Shqiptare në Zvicër, në emër të qendrës sonë epokale në kryeqytetin e shtetit helvetik dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhën festen e sakrificës (Kurban Bajramin), me dëshirë që kjo ditë në këtë periudh me turbulenca në arenën ndërkombëtare të jetë ditë e përqëndrimit dhe përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës, tolerancës dhe përkushtimin e mendjave dhe shpirtave tona drejt piedestalit më të lartë të devotshmërisë.
Në këtë ditë të shënuar për neve shqiptarët muslimanë, të përkujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që kanë dhën kontribut për liri, ndërtim, zhvillim, evulim dhe mirëqenien e njeriut në çdo cep të botës, por në veçanti në tokën ku ne aty frymosim, se pa sakrificën e tyre do të ishte e pamundur të kemi perspektiv të frytshme.
Uroj që kjo festë të na motivizoje në kthjellimin e mendjës dhe shpirtit për të realizuar qëllimet tona të larta njerzore dhe humane, për zhvillim dhe progresë të një shoqërie inovative. Po ashtu shpresoj që kjo festë të na inspiron një frymë paqësore dhe harmoni ndërmjet qytetarëve të vendit ku jetojmë pa dallim feje, përkatësisë etnike, ngjyre apo ideologjie.
Mesazhi i Kurban Bajramit është që sa më shumë të mbretroj akceptanca, toleranca, respekti dhe dashnia ndër njerëz, pa dallim nga natyra e tyre biologjike apo filozofike, kështu që mbi të gjitha sakrifica për të mirën, lirinë, barazinë dhe të drejtën e tyre.
Më në fund urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit dhe qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat nga ana e Zotit të madhëruar.
Me respekt,
Hoxhë Mustafë Memeti
Kryetar i forumit dhe drejtor pranë qendrës në Eruopaplatz
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











