Lajme
Hoxhë Mustafë Memeti: Fitër Bajrami, festë e paqes dhe tolerancës
"Toleranca, respekti reciprok dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe mbarë njerëzimit"
Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti, me rastin e festës së Fitër Bajramit u ka uruar të gjithë myslimanëve këtë ditë feste pas një muaji agjerim.
Esselamu alejkum!
Në emrin tim, të qendrës islame në kryeqytetin e shtetit helvetik dhe në emër të Forumit koordinativ të organizimit të jetës fetare e shfrytëzoi rastin të gjithve besimtarëve të konfesionit islam përzemrisht ua uroi festën e madhe të Fitër Bajramit.
Pas një muaji ku ndërlidhen rezistenca, përkushtimi, ndërgjegja, vetëdijesimi dhe sakrafica duke manifestuar një unifikim konstruktiv mes botës fizike dhe metafizike, përgjatë një muaj pa ndërperë siç ishte ky muaj i bekuar, dhe në përfundim edhe neve si të gjthë myslimanët anekand botës festojmë Fitër Bajramin. Urojmë dhe përgezojmë të gjithë ata që në këtë ditë mbështesin nevojtarët që gjinden pranë tyre, dhe angazhohen me përkushtim dhe ndërgjegje për një shoqëri të barabartë e solidare.
Filozofia e muajit të agjërimit duhet të jetë shembulli i angazhimit dhe sakraficës për një shoqëri inovative këtu në shtetin helvetik dhe gjithandej në rruzullin toksor, kurse akceptanca, toleranca, respekti reciprok dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të komunitetit tonë shqiptar këtu në Zvicër dhe mbarë njerëzimit.
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë vëllezërve dhe motrave me urimet më të përzemerta për sa më shumë harmoni dhe begati në familjet tuaja. Edhe njëherit e lus krijuesin, Zotin e gjithësisë, të pranojë nga ne agjërimin dhe të gjitha kontributet e afruara gjatë muajit të Ramazanit.
Me respekt
Hoxhë Mustafë Memeti
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











