Sport
Hoxhallarët avancuan 3:0, por priftërinjtë në fund barazuan
Rreth 8.000 persona kanë marrë pjesë në festën familjare në fushën e gjelbër të VfL Benrath, në Düsseldorf. Aty u takuan klerikët myslimanë e të krishterë në një ndeshje miqësore. Për gjyqtarin e sëmurë hebrait, rolin e mori kryebashkiaku.
“Integrimi është një dëshmi e fuqisë së futbollit”, është motoja e Federatës së futbollit gjerman (DFB). Se kjo nuk është vetëm një frazë margjinare, dëshmoi edhe Kupa e gjashtë e KDDM-së gjatë festës së kaluar. Tani gjashtë vite me radhë, “Rrethi i myslimanëve nga Düsseldorfi (KDDM), në bashkëpunim me shoqatën jofitimprurëse ‘Islamic Relief’ në fushën e VfL Benrath organizojnë këtë garë.
Kulmi i këtij manifestimi, si edhe më herët ishte ndeshja në mes klerikëve myslimanë dhe atyre të krishterë, shkruan “RP Online”, përcjell Albinfo.ch. Si traditë e kësaj gare tani është fakti se gjyqtar i kësaj ndeshje duhet të jetë hebrait. Por, personi që ishte caktuar ta ndajë drejtësinë ka qenë i sëmurë, kështu që në vend të tij, rolin e mori kryebashkiaku Thomas Geisel.
Duhet theksuar se Mesut Özil i ka dhuruar tre fanella të ekipit të tij Arsenal nga Londra, për hit të manifestimit, ndërsa janë grumbulluar edhe 1 340 euro që do të shpenzohen për qëllime bamirësie.
Festa do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.
Të gjithë kanë fjalë pozitive për këtë manifestim, në mesin e të cilëve edhe Joachim Stamp, politikan i njohur nga kjo anë.
Në fund të manifestimit, u arrit edhe rezultati i ndeshjes. Edhe pse imamët avancuan me rezultat të thellë 3:0, ndeshja përfundoi me rezultat 4:4 që është edhe rezultati më i mirë simbolik për të gjithë të pranishmit.
Përpos aktiviteteve sportive, pjesëmarrësit kanë mundur të shijojnë edhe specialitete të ndryshëm nga Shqipëria, Turqi, Bosnja, Afrika Veriore etj.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












