Kosova
Hoxha thotë se procesi integrues është rruga jonë e vetme
Gjatë konferencës dedikuar 10-vjetorit të nënshkrimit të MSA-së mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar eurodeputetin Eduard Kukan, të cilin e ka falënderuar për përkushtimin e pakursyer në procesin euro-integrues të Ballkanit Perëndimor.
Ajo është shprehur se procesi integrues për Kosovën nuk është alternativë, por është rruga jonë e vetme.
“Përkushtimi ynë në këtë drejtim është i fuqishëm. Kemi dhënë afatet për institucionet përgjegjëse për zbatimin e prioritetit tonë nacional – procesit integrues”, theksoi ministrja Hoxha, përcjell albinfo.ch.
Eurodeputeti Kukan vuri në dukje se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë e arritur e Kosovës dhe zbatimi i MSA-së gjen përkrahje të fuqishme edhe në Parlamentin Evropian.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










