Shqipëria
Hoxha: Shqipëria hap konsullatë në Luginë të Preshevës, Serbia në Shkodër
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka konfirmuar se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginë të Preshevës dhe Serbia nga ana e saj ka këkruar një të tillë në Shkodër.
Hoxha ka thënë se ende nuk ka dakordancë për këtë por kur të ketë “në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.
Tutje, ai ka thënë se reciprociteti në këtë rast nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje a objektiva dhe se politika e jashtme e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi emocione apo përceptime.
“Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse. Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare”, ka shkruar ai në X, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij synimi i Shqipërisë është të krijojë prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës dhe se e kanë parë si mundësi për të qenë më pranë shqiptarëve atje.
“Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












