Lajme
Hodhi gabimisht në mbeturina biletën fituese prej 1 milion eurosh, gjendet pas dy ditësh mes gjashtë tonë mbeturinash
Një lojtar lotarie në Itali për pak sa nuk humbi çmimin e madh, pasi e hodhi pa dashje biletën fituese. Pas një operacioni të pazakontë kërkimi, ajo u rikuperua mes mijëra kilogramëve mbeturina.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një lojtar lotarie për pak sa nuk humbi një fitim prej 1 milion eurosh, pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese, përcjell albinfo.ch.
Rasti ndodhi në qytetin Bitonto, pranë Barit, në rajonin e Pulias, ku bileta u gjet vetëm pas dy ditësh kërkimesh intensive mes rreth gjashtë tonë mbeturinash.
Sipas drejtorit të kompanisë së grumbullimit të mbeturinave Sanb, Roberto Nicola Toscano, lojtari anonim e kishte hedhur biletën pasi një terminal vetëshërbimi në një pikë shitjeje shfaqi mesazhin “nuk paguhet”.
Megjithatë, ky mesazh nuk nënkuptonte se bileta ishte humbëse. Sipas rregullave të lotarisë italiane, fitimet e mëdha nuk tërhiqen te pikat e shitjes, por përmes një procedure të veçantë.
Gabimi u zbulua vetëm pasi lojtari u kthye në shtëpi dhe një familjar njohu kombinimin e numrave fitues, të cilin familja e luante vazhdimisht. Kur u rikthyen te pika e shitjes, biletat e hedhura tashmë ishin larguar nga shërbimi i pastrimit.
Kjo bëri që të niste një operacion i pazakontë kërkimi. Punonjësit e kompanisë Sanb arritën të identifikonin kamionin që kishte transportuar mbeturinat dhe e ndaluan atë përpara se ngarkesa të përfundonte në kompaktor.
“E izoluam kompaktorin dhe e vendosëm nën mbikëqyrje”, ka deklaruar Toscano për mediat italiane.
Më pas, punëtorët nisën kërkimin mes rreth gjashtë tonë mbeturinash. Pas orësh të tëra pune, rreth orës 05:30 të mëngjesit, ata arritën të gjenin biletën fituese.
Ajo ndodhej brenda një qeseje të grisur, mes biletave të tjera të dëmtuara, por kishte mbetur e paprekur.
“E preka biletën me fat, duke shpresuar se do të na sillte edhe neve pak fat”, është shprehur Toscano.
Fati buzëqeshi edhe për ekipin që mori pjesë në operacion. Pas përfundimit të kërkimeve, punëtorët blenë një biletë gërvishtëse për argëtim dhe fituan 50 euro.
Ndërkohë, kostoja e operacionit të kërkimit do t’i faturohet fituesit të lotarisë, i cili kishte pranuar paraprakisht të mbulonte të gjitha shpenzimet shtesë të shkaktuara gjatë rikuperimit të biletës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












