Bota
Historike: Asnjë refugjat nuk është larguar nga SHBA-ja
Në 1980, kur filluan regjistrimet, SHBA pranoi më shumë se 200,000 refugjatë në një vend me rreth 270 milionë njerëz
Për herë të parë që nga fillimi i regjistrave, numri i refugjatëve të zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga muaji i kaluar ka qenë zero.
Departamenti amerikan ka lëshuar një tavan pranimesh prej 18,000 personash për vitin financiar 2020, më i ulti në pothuajse 30 vjet, dhe shumë më pak se numri i personave të zhvendosur tashmë, të cilët sa vijnë e ulen për shkak të qindra fluturimeve të anuluara dhe akoma më shumë pasiguri për mijëra refugjatë që shpresojnë të zhvendosen në SHBA.
OKB vlerëson se ka rreth 26 milionë refugjatë në gjithë botën, shumë prej të cilëve janë viktima të torturës ose gra dhe vajza që largohen nga persekutimi ose dhuna, transmeton Scan.
Të tjerët mund të jenë viktima të luftës në Siri, ku tërheqja e trupave amerikane ka krijuar kaos dhe shkatërrim të mëtejshëm, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e viteve 1960, vitet e para të programeve moderne të refugjatëve, sipas Qendrës për Studime të Migracionit, përfaqësuesi amerikan në Kombet e Bashkuara, përshkroi trajtimin e duhur, të ligjshëm të refugjatëve dhe azilkërkuesve si një “kredi” për SHBA, në vend të “një barre”.
Vitet e fundit, qeveria amerikane i sheh këto detyrime si një dhimbje koke humanitare, që u jep një tarifë të padrejtë taksapaguesve amerikanë.
Në 1980, kur filluan regjistrimet, SHBA-ja pranoi më shumë se 200,000 refugjatë në një vend me rreth 270 milionë njerëz.
Gati 30 vjet pas, popullsia amerikane është rritur më shumë se 40%, ndërsa numri i refugjatëve të zhvendosur është zvogëluar për më shumë se 80%.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














