Kosova
Hill: Njohja e Kosovës nuk është në tavolinë
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar për dialogun Prishtinë – Beograd se njohja e pavarësisë nuk është në tavolinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ky proces zhvillohet vetëm për normalizim të raporteve në mes të dy vendeve.
Ai ka shtuar se për atë që është në tavolinë të dyja palët e dinë dhe se Serbia në veçanti e ka pranuar atë.
“De fakto kjo nënkupton që ata duan një lloj procesi të normalizimit. E di që fjalët janë të rëndësishme. Fjalët çojnë peshë sidomos në kohë zgjedhjesh. Sidoqoftë, nuk dua të lëshohem në lojë fjalësh. Po them se të dyja palët e dinë se çfarë ka në tavolinë. Serbia në thelb e ka pranuar atë”, është shprehur Hill.
“Çfarë ka në tavolinë, natyrisht, njohja s’është. Ajo që është, është normalizimi. Mendoj po ashtu që situata duhet normalizuar. Njerëzit në veri të Kosovës duhet zgjuar në mëngjes duke ditur se si duket jeta e tyre”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












