Lajme

Hekurudhat Zvicerane po shtojnë numrin e linjave ndërkombëtare

SBB planifikon të ofrojë trena të drejtpërdrejtë për në Milano, Como dhe Genova

Pas disa muajve me oferta të reduktuara masivisht, sistemi i trenave të Zvicrës (SBB) po zgjeron lidhjet e tij ndërkombëtare, veçanërisht me vendet fqinje, transmeton albinfo.ch.

Për shembull, në bashkëpunim me Trenitalia, SBB planifikon të ofrojë trena më të drejtpërdrejtë për në Milano, Como dhe Genova nga fundi i majit. Aktualisht, ka vetëm dy trena të përditshëm nga Cyrihu në Itali, dhe secili nga Bazeli dhe Gjeneva, shkruan Thelocal.

Gjithashtu duke filluar nga kjo javë do të ketë katër lidhje ditore midis Parisit dhe Gjenevës, dy midis Parisit dhe Lozanës dhe tre midis Parisit dhe Cyrihut.

Ndërkaq nga 23 maj trenat e natës nga qytetet zvicerane për në Hamburg dhe Berlin do të rinisin gjithashtu shërbimin. /Albinfo.ch