Uncategorized
Hekurudhat Federale Zvicerane, sërish fitimprurëse
Hekurudhat Federale të Zvicrës raportuan një numër rekord pasagjerësh në gjysmën e parë të këtij viti dhe me 1.33 milionë pasagjerë çdo ditë, kompania hekurudhore u kthye në fitim për herë të parë që nga viti 2019, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Në gjashtë muajt e parë të vitit, Hekurudhat Federale të Zvicrës realizuan një fitim neto prej 99 milionë CHF (112 milionë dollarë), krahasuar me një humbje neto prej 142.3 milionë CHF në gjysmën e parë të vitit 2022.
Në muajin mars, numri i pasagjerëve tejkaloi për herë të parë nivelet para Covid-19. Gjatë gjithë periudhës në shqyrtim, ajo u hodh me 21.4% nga viti në vit dhe 3.04% në raport me vitin 2019, duke arritur një nivel të paregjistruar më parë.
Kompania vë në dukje gjithashtu trendin pozitiv në trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve, me 5.7 milionë njerëz të transportuar në gjysmën e parë, 20% më shumë se rekordi i mëparshëm për vitin 2019.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














