Lajme
Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në Slloveni
"Në datën 28 shtator, Presidenti i Republikës së Sllovenisë ka dekoruar mjeken shqiptare Hatije Ismaili me çmimin "Mjeku më i mirë në Slloveni"
Ambasada Shqiptare në Slloveni ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetin social se një mjeke shqiptare është shpallur “Mjekja Më e Mirë në Slloveni”.
“Në datën 28 shtator, Presidenti i Republikës së Sllovenisë ka dekoruar mjeken shqiptare Hatije Ismaili me çmimin “Mjeku më i mirë në Slloveni”.
“Hatije Ismaili është mjeke gjinekologe në Novo Mesto të Sllovenisë. Humanizmi, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj kanë bërë që ajo pas zgjedhjes si gjinekologija më e mirë, të votohet dhe të shpallet edhe mjekja më e mirë. Shqiptarja nga Gostivari bën krenar çdo shqiptar, jo vetëm në radhët e diasporës shqiptare në Slloveni, por për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Ajo është model e shembull për t’u admiruar për rolin dhe mundësitë e gruas shqiptare, histori suksesi që i bën krenarë të gjithë shqiptarët”, thuhet në postim.
Ndër të tjerash ambasada e përgëzon Ismailin për këtë arritje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare Përmes një video-mesazhi kushtuar bashkatdhetarëve, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria që udhëheq...
-
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
-
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”
-
U mbajt simpoziumi shkencor në rastin e ditëlindjes së Skënderbeut
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme Austria përballet me mungesë punëtorësh, të Gjelbrit humbasin terren në garën zgjedhore në BE dhe lajme...
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?