Kosova
Haradinaj u jep ultimatum banorëve të Hades dhe Shipitullës
Ai deklaroi se banorët e fshatrave duhet ta pranojnë ofertën e tij, të cilën e ka quajtur më shumë se gjeneroze, për shpronësim, ose kërcënoi se ata i pret shpronësimi sipas ligjit dhe puna e bagerit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e fshatrave Hade dhe Shipitullë në të cilin ka marrë pjes edhe kryetari i komunës së Obiliqt, Xhafer Gashi, ka dhënë një ultimatum për banorët po ashtu ka ofenduar ata duke u quajtur matrapaz, transmeton albinfo.ch.
Ai deklaroi se banorët e fshatrave duhet ta pranojnë ofertën e tij, të cilën e ka quajtur më shumë se gjeneroze, për shpronësim, ose kërcënoi se ata i pret shpronësimi sipas ligjit dhe puna e bagerit. Haradinaj paralajmëroi banorët e dy fshatrave se do të humbasin mundësi të mirë për shpronësim, nëse nuk respektojnë që eka vënë deri më 15 dhjetor. “Me qenë se ka disa ditë që shpronësimi ka ngecur, atëherë ka ngecur edhe mihja.
Qeveria më 2 dhjetor e ka miratuar shpronësimin. Vendimi është më gjenerozi që ka mund të merret. Përkundër këtij fakti, hetoj se ekziston një ‘network’ i matrapazëve që këtë gjendje të zhvendosjes dhe krizën energjetike po duan ta shfrytëzojnë me plaçkit në mënyrë të paskrupullt”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Obliliqit ka deklaruar se shumica e banorëve janë pajtuar tashmë. Oda Ekonomike Amerikanë ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kriz energjetike nga janari nëse çështja e shpronësimeve në këto dy fshatra nuk zgjidhet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











