Kosova
Haradinaj sonte në Bruksel, takime joformale me gjashtëshen e Ballkanit
Haradinaj do të ketë takim bilateral me Mogherinin, ndërkohë që me homologë nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven evropiane të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë sonte në takimin joformal të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor të ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Haradinaj do të ketë takim bilateral me Mogherinin, ndërkohë që me homologë nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven evropiane të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj e vlerëson të pakthyeshëm procesin e integrimit të Kosovës në BE.
Në takimin e tretë të këtij niveli, përfaqësuesja e Lartë dhe kryeministrat do të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven për vitin 2018, një vit që do t’u ofrojë partnerëve në rajon një mundësi unike për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky është takimi i dytë i kryeministrit kosovar me përfaqësuesen e BE-së, Mogherini.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









