Kosova

Haradinaj premton mbështetje për prodhuesit e qumështit

Prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të  zgjidhen shumë shpejtë

Kryeministri, Ramush Haradinaj,  u ka premtuar mbrojte të shtetit përfaqësuesëve të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Ndërkaq, prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të  zgjidhen shumë shpejtë dhe për ta do të krijohen lehtësira në sektori e prodhuesve të qumështit.