Kosova
Haradinaj pastron dritaret e dëmtuara nga protestuesit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një porosi të qartë për ata që po tentojnë t’i dëmtojnë institucionet e Kosovës, duke thënë se institucionet janë të popullit. Haradinaj ka publikuar disa fotografi, ku shihet duke u ndihmuar punëtorëve për pastrimin e objektit të qeverisë nga ngjyra, e cila u hodh një ditë më parë në protestën e VV-së në njëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.
“Vetë kam humbur njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndiej thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protestuesit, por shteti i Kosovës ngritët duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend”, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












