Lajme
Haradinaj në Gjermani: Bashkatdhetarët, të gatshëm për të investuar në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë po qëndron për nëj vizitë në Gjermani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se vizitën në Gjermani e ka filluar me një takim me shqiptarë të suksesshëm në fushën e biznesit.
“Vizitën time në Gjermani e nisa me bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit. Bashkë me kolegë nga Aleanca, fillimisht vizituam Gazmend Berishën, i cili na njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij biznesore që ushtron në qytetin e Mynihut’.
“Në vizitë tek afaristët Ilir Sinani, Xhevat Ndrecaj, Afrim Bytyqi dhe Driton Tahiri, fola për rëndësinë që mërgata jonë ta shohë edhe Kosovën si vend ku mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjashëm si në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se një Kosovë e fortë ekonomikisht i fuqizon edhe njerëzit e saj kudo në botë.
“Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











