Kosova
Haradinaj kërkon Gjykatë Speciale për rastin “Kumanova”
Askush nuk është kundër drejtësisë dhe të vërtetën e synojmë, pro mendojmë se dalja nga një gjendje e krijuar dje, është pikërisht me ia besuar drejtësisë ndërkombëtare, deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Gjykimet drakonike ndaj 27 shqiptarëve në Maqedoni në rastin “Kumanova” kanë ngjallur reagime edhe në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot që të zbardhet plotësisht rasti, ku 19 kosovarë u dënuan me qindra vjet burg, nëpërmjet një gjykate speciale ndërkombëtare. Ai tha se është ftuar për sqarim edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se për ngjarjet e fundit, të gjykimit të shqiptarëve që ka ndodhur në Shkup, janë qytetarë të Kosovës, dhe duhet trajtuar nga koha e ngjarjes tragjike, ku janë vrarë qytetarë të Kosovës e deri tek vendimi djeshëm.
“Ne e kemi përcjellë me shqetësim zhvillimet rreth kësaj ngjarje, që nga koha e ngjarjes tragjike në Kumanovë, ku janë vrarë qytetarë të Kosovës. Kemi ndërmarrë disa veprime, dje dhe sot, kemi ftuar për konsulta ambasadorin tonë në Shkup përmes Ministrisë së Jashtme dhe kjo ministri po ashtu e ka ftuar për bisedë ambasadorin e Maqedonisë këtu. Ajo që mund ta them me kujdesin më të madh për marrëdhëniet që kemi me Maqedoninë”, tha Haradinaj.
Sipas tij, ka plot argumente që vërtet e bëjnë të nevojshme kalimin e këtij procesi gjyqësor në duart e ndërkombëtarëve, të prokurorëve, gjyqtarëve, sepse duhet me u analizuar krejt rrethanat misterioze edhe të ngjarjes së atëhershme “dhe të gjitha aspektet tjera nacionale e ndërkombëtare ndoshta të asaj ngjarjes tragjike deri te një e vërtetë”.
Sipas tij, askush nuk është kundër drejtësisë dhe të vërtetën e synojmë, pro mendojmë se dalja nga një gjendje e krijuar dje, është pikërisht me ia besuar drejtësisë ndërkombëtare.
Kryeministri kosovar nuk e di saktë se si duhet iniciuar kjo çështje tek instancat e ndërkombëtare, por ka marrë shembullin e Gjykatës Speciale për Kosovën nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë që të hiqen të gjitha paqartësitë ose dilemat rreth të vërtetës për rastin “Kumanova”.
“Tani ata janë shtetas të Kosovës, shumica prej tyre, pa marrë parasysh veprën dhe çka do tjetër që ju ngarkohet atyre, mbesin shtetas të Kosovës. Ne e kemi për obligim interesimin për fatin e shtetasve të Kosovës, por në këtë rast interesimi ynë është me u gjetur e vërteta, sepse nuk e kemi një qartësi se si mund të iniciohet kjo, a mund të jetë bashkësia ndërkombëtare që e propozon”, deklaroi ai.
“Në rastin tonë neve na kanë propozuar bashkësia ndërkombëtare një Gjykatë Speciale, dhe për rastin e djeshëm është mirë me ndërhyrë bashkësia ndërkombëtare për të ofruar një proces gjyqësor që nga nisja e ngjarjeve dhe dimensionet e atëhershme, të asaj ngjarje, deri te dita e sotme, në mënyrë që të hiqen të gjitha paqartësitë ose dilemat rreth të vërtetës dhe të vendoste drejtësia”, theksoi më tej Haradinaj.
Ndryshe, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza. Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri