Kosova
Haradinaj: Gjermania përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike
Kryeministri I Kosovës, Haradinaj tha se kosovarët që jetojnë në Gjermani, janë vlerë e shtuar e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë strategjike dhe të veçanta, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës gjermane të bashkëpunimit, organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Ai ka vlerësuar ndihmën e deritanishme të shtetit gjerman për Kosovën, duke thënë se Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, sigurisë dhe stabilitetit të saj dhe si vend donator.
Haradinaj tha se kosovarët që jetojnë në Gjermani, janë vlerë e shtuar e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Me këtë intensitet të bashkëpunimit, jo vetëm që nuk do të ketë më refugjatë nga Kosova në Gjermani, por edhe shumë prej tyre që sot jetojnë në Gjermani, mund të kthehen për investime në Kosovë”, tha kryeministri, citon rtk.
Duke folur për asistencën financiare të Gjermanisë në Kosovë, kryeministri tha se kjo nuk është vetëm monetare, por edhe ekspertiza dhe këshillat nga Gjermania janë të vlefshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Kosova do të nderojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, me punë të përgjegjshme, për të bërë ndryshimin pozitiv për të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Hardinaj.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, vlerësoi bashkëpunimin dhe besimin e thellë, duke thënë se Gjermania dhe Kosova mund të jenë krenare për marrëdhënien e tyre të gjatë, miqësore dhe të suksesshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












