Integrimi
Hapet shkolla shqipe “Fan Noli” në Hamburg
Emri Fan Noli është përzgjedhur për shkak të traditës së vjetër të shkollës së parë shqipe në vitin 1977 nën udhëheqjen e Klubit "Kosova" Hamburg si dhe për shkak të lidhjes së Fan Nolit me Hamburgun, ku edhe shkroi poezinë “Anës Lumenjëve”
“Pas një pritjeje dhe praplanifikimi të gjatë, kemi arritur më në fund që nga 01.09.2019 të hapet Shkolla shqipe FAN NOLI në Shkollën Maretstrasse në Hamburg”, thuhet në një njoftim të postuar në FB nga drejtuesit e kësaj shkolle. “Fillimisht dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë prindërit për besimin e tyre. Ky hap nuk do të ishte i mundur pa mbrëmjen informative në bashkëpunim me prindërit, Klubin futbollistik K.F. Klub Kosova Hamburg, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin si dhe Ministrisë së Arsimit në Hamburg.
Në ditët në vijim do t’i kontaktojmë të gjithë prindërit dhe institucionet si dhe personat tanë kontaktues. Kurset janë pa pagesë dhe do të paguhen nga Ministria e Arsimit në Hamburg. Mësimdhënësit do të jenë Muhamet Idrizi dhe Nadire Redjepi. Emri Fan Noli është përzgjedhur për shkak të traditës së vjetër të shkollës së parë shqipe në vitin 1977 nën udhëheqjen e Klubit “Kosova” Hamburg si dhe për shkak të lidhjes së Fan Nolit me Hamburgun, ku edhe shkroi poezinë “Anës Lumenjëve”.
Çfarë oferta do të ketë për fëmijët?
Ne do të ofrojmë tri kurse të ndryshme.
Të enjten nga ora 14.00 deri në orë n 15.30 do t´u ofrojmë gjithë nxënësve të Shkollë s Maretstrasse të Shkallës U (Klasave 4, 5 dhe 6) një kurs ndërkulturor të gjuhës shqipe. Janë mbi 20 aplikime të nxënësve të shkollës sonë të cilët i përkasin kombësive dhe nacioneve të ndryshme. Është mësimi i parë i këtij lloji në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, i cili ofrohet si një lëndë zgjedhore dhe bën pjesë në orarin e mësimit të rregullt, notat e së cilës do të vendosën për herë të parë në dëftesen e një shkolle gjermane. Nxënësit shqiptarë së bashku me mësimdhënësit e tyre do të jenë „Ambasadorë të gjuhës shqipe´´.
Paralelisht do të mbahet edhe një kurs i dytë për nxënësit e shkollës sonë të shkallës M- dhe MA- (klasa 7 deri 10). Ky kurs është zgjedhor dhe mund të vendosët gjithashtu si dëshmi shtesë në dëftesë. Ky kurs është menduar si parapërgatitje të një shkëmbimi të paraparë të nxënësve në mes të Republikës së Kosovës, shkollës ´´Xheladin Rekaliu´´ të qytetit të Podujevës (Besianë ). Numri i nxënësve është i kufizuar në 20 dhe gjithashtu është i hapur për të gjitha nacionalitetet dhe kombësive të shkollës sonë .
Kursi i tretë do të mbahet të marten nga ora 16.00 deri në orën 17:30. Të gjithë fëmijët nga shkollat tjera të Hamburgut si dhe nga rrethina mund të regjistrohen në këtë kurs. Ky orar është përzgjedhur përshkak të mësimit gjithëditor në shkollat tjera si dhe përshkak të udhëtimit të fëmijëve në Shkollën Maretstrasse. Fillimisht, kursi është i kufizuar, të cilin mund ta vijojnë 25 fëmijë, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










