Maqedonia
Hapet Departamenti për Studimin e figurës së Nënë Terezës
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në prani të mediave dhe përfaqësuesve të ndryshëm ka hapur departamentin e ri që do ta hulumtojë jetën dhe veprën e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Terezë. Drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, tha se ne në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut, këtu në Shkupin tonë të lashtë, po e hapim Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënë Terezës.
“Për Nënë Terezën janë shkruar libra, janë bërë filma dhe janë zhvilluar mijëra veprimtari që lartësojnë figurën e saj, mirëpo kjo që po bëjmë ne sot mund të konsiderohet ndërmarrja më kuptimplote. Jo pse për herë të parë në botë po themelohet një department që merret ekskluzivisht me emrin dhe veprën e saj, por edhe për faktin se tash e tutje studimi dhe hulumtimi i rinisë, i përkatësisë fetare dhe familjare si dhe impakti në botë i kësaj figure kolosale do të bëhet me një përkushtim të veçantë shkencor nga ana e një institucioni, siç është ITSHKSH. E cila si pikë referimi ka vlerat e civilizimit Perëndimor dhe bashkëjetesën me kulturat dhe traditat tjera”, tha drejtori Asani.
Ndërkaq ministri Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, para të pranishmëve u shpreh se sot bashkërisht po e kurorëzojmë suksesin e Departamentit për hulumtime të Nënë Terezës. “Nënë Tereza u titullua si Nëna e dashurisë, humanizmit dhe përkujdesjes. Sot, me krenari mban emrin e saj klinika universitare, Universiteti më i ri publik në Shkup, gjithashtu prej sot do ta mbajë edhe Departamenti i sapokrijuar në ITSHKSH për hulumtime me krenari emrin e saj”, theksoi ai.
Monsinjor Don Lush Gjergji, për gazetën KOHA, tha se dikur ëndërronim që të institucionalizohet jeta jonë shoqërore, por tashmë ngadalë e ngadalë kjo ëndërr po bëhet realitet.
“Themelimi i Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës, në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për mendimin tim është një vepër shumë e rëndësishme jo vetëm për ne si shqiptarë, por për të gjithë Maqedoninë e Veriut, sepse figurat e tilla i japin njeriut dhe njerëzimit dimensione të reja të vlerave dhe virtyteve, pa të cilat jeta nuk ka kurrfarë kuptimi dhe domethënie”, u shpreh Gjergji. Anton Sereqi përkujtoi ish-ideatorin e këtij Instituti, Arben Xhaferi, që sipas tij, u kujtua që atëherë se të gjitha punët duhet t’i kryejmë përmes institucioneve. “Sot ne të gjithë jemi krenarë që mund të flasim për Nënën Terezë, në mënyrë institucionale”, përfundoi Sereqi.
Fjalë përshëndetëse kishte dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili shprehu gëzimin e tij për hapjen e këtij departamenti hulumtues.
“Ju inkurajoj ta çmoni rolin, misionin, dashurinë dhe paqen e saj. Gjatë kohëve të luftës në Kosovës, ishte figura e Nënë Terezës, e cila na inkurajonte që të përballemi me ato momente të vështira për popullin tonë”, u shpreh Dedaj. Në mbyllje të kësaj ngjarjeje foli edhe Dijana Toska, ideatore dhe producente e Himnit të Nënës Terezës, e cila e çmoi lart idenë për themelimin e Departamentit për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënë Terezës. Sipas saj, kjo ide iu jep impuls të ri të gjithë atyre që duan të mësojnë më tepër për Nënë Terezën, kurse si shembull konkret përmendi edhe projektin që ajo e kishte ideuar dhe realizuar, i cili tash më është afirmuar ndërkombëtarisht.
Dijana Toska me këtë rast i dhuroi Himnin për Nënë Terezën drejtorit të ITSHKSH, Dr. Skender Asanin, në shenjë të simbolikës për një fillim të mbarë të këtij Departamenti që u promovua sot.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar















