Në tre vjet do të ketë një mungesë prej 50,000 apartamentesh në Zvicër, të cilat ekspertët e quajnë “mungesa më e madhe e banesave në më shumë se 30 vjet”, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për këtë mungesë, sipas raportit të Neue Zuricher Zeitung të dielën, është kombinimi i emigracionit më të lartë dhe rënia e aktivitetit të ndërtimit.
Mungesat do të rrisin qiratë në banesat e disponueshme, duke rezultuar në mungesën e banesave të përballueshme, gjë që është tashmë një problem në qytetet kryesore zvicerane dhe, në rastin e Cyrihut, madje kishte shkaktuar trazira sociale.