Lajme
Hamasi liron katër izraelitë, Izraeli 200 të burgosur palestinezë
Pas marrëveshjes së armëpushimit, si rrjedhojë e të cilës parashihet edhe shkëmbimi i pengjeve, tre autobusë me 114 të burgosur palestinezë, arritën sot në Ramallah.
Mediat izraelite konfirmuar transferimin e të burgosurve palestinezë nga burgu Ketziot në Negev, me plane për t’i transportuar ata në vendkalimin Kerem Shalom në kufirin e Gazës.
Zyra e Informacionit për të Burgosurit e Hamasit publikoi një listë me 200 të burgosur palestinezë të planifikuar për lirim. Mes tyre janë 121 persona me burgim të përjetshëm dhe 79 me dënime afatgjata, që bëjnë pjesë në grupin e dytë sipas marrëveshjes së shkëmbimit, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, Hamasi e quajti lirimin një moment të rëndësishëm.
“Sot ne e detyrojmë pushtuesin kriminel që të hapë dyert e qelive të tij për të burgosurit tanë heroikë dhe ky është zotimi ynë ndaj tyre për liri, si dhe ndaj popullit tonë që të vazhdojë të ecë së bashku në rrugën e pavarësisë dhe vetëvendosjes”, thuhej në deklaratë, shkruan Aljazeera.
Nga ky grup, konsiderohet se kjo është një nga ditët e pavdekshme të popullit palestinez. Më herët gjatë ditës, Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i dorëzoi katër të burgosur izraelitë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, në përputhje me marrëveshjen aktuale të shkëmbimit dhe armëpushimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












