Kosova
Haliti thotë se është angazhuar që të mos vritet Bujar Bukoshi
“Unë kam bërë luftë me njerëz që kanë dashur të shkojnë ta marrin peng Bujar Bukoshin në Gjermani, se nuk po i jep paratë”, ka thënë Halit
Xhavit Haliti thotë ka bërë shumë “luftë” për të mos u vrarë e për të mos u marrë peng Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në kohën e luftës.
“Unë kam bërë luftë me njerëz që kanë dashur të shkojnë ta marrin peng Bujar Bukoshin në Gjermani, se nuk po i jep paratë”, ka thënë Haliti në “Rubikon” të KTV-së.
“Madje, ka pas një rast që kanë dashur edhe ta vrasin në Tiranë. Ç’është e vërteta e kemi shpëtuar situatën bashkë me kryeministrin e Shqipërisë. Kam pasur angazhim personal që të mos ndodh ajo vrasje në Kukës”, ka thënë Haliti, teksa ka përmendur edhe emrat e Kudusi Lames e Fatos Klosit si të përfshirë në përgatitjen e të gjithë logjistikës për të pamundësuar vrasjen e Bukoshit, përcjell albinfo.ch.
“Kemi arrestuar disa nga njerëz tonë në Kukës nga frika që mund të implikohen në atë punë, dhe ka shpëtuar për fat”, ka thënë tutje Bukoshi.
Ai ka thënë se është e vërtetë që ka ndodhur një takim mes Bujar Bukoshit, me Hashim Thaçin, ku ka marrë pjesë edhe ai, Rexhep Selimi, Ahmet Krasniqi.
“Kemi qenë bashkë. Është e vërtetë që Hashim Thaçi të udhëheqë bisedimet dhe është e vërtetë që ka kërkuar që paratë të përdoren për luftën e UÇK-së. Nuk ka pasur ultimatum”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është e vërtetë edhe se pas këtij takimi është lëshuar një komunikatë nga Qeveria e Kosovës me firmën e Bukoshit që nuk ka dy ushtri, ka vetëm Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











