Kosova
Hajnat i kthejnë 15 mijë euro
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fushë Kosovë, një person ka njoftuar policinë se dy persona i kanë vjedhur nga shtëpia e tij një shumë prej 15 850 (pesëmbëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro para të gatshme.
Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat, që ishin të mitur, përcjell albinfo.ch.
Të miturit kanë pranuar se e kanë kryer veprën, si dhe i kanë kthyer paratë e vjedhura të cilat i janë dorëzuar viktimës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në raporton i Policisë njoftohet se dje rreth orës 17:30, njësia policore gjatë një pike kontrolli ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor, njofton Policia e Kosovës..
Policia ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur.
Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar të cilit i është kthyer televizori. I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












