Lajme
Hahn: Sivjet mund të rekomandohet heqja e vizave për Kosovën
”...duket shumë premtuese synimi i Komisionit Evropian që deri në fund të vitit t’ia dorëzojë Këshillit Evropian rekomandimin pozitiv për vizat”, tha komisioneri Hahn në Prishtinë
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ka sjellë lajme të mira në Prishtinë. Ai tha se deri në fund të këtij viti mund të rekomandohet se Kosova ka arritur standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave e rrjedhimisht të kërkohet liberalizmi.
Komisioneri Hahn tha se nuk mund me datë se kur mund të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës nëpër BE, por tha se duket shumë premtuese synimi i Komisionit Evropian që deri në fund të vitit t’ia dorëzojë Këshillit Evropian rekomandimin pozitiv për vizat.
“Duhet ta përsëris që ka disa çështje që kanë mbetur të plotësohen, por kam besim të plotë, duke u bazuar edhe në informatat e fundit se Komisioni Evropian do t’ia dorëzojë Këshillit Evropian raportin e tij. Ju duhet të mësoheni me faktin se vendimet në Bashkimin Evropian mund të marrin kohë, ngase për liberalizimin e vizave duhet të merret pëlqimi i 28 vendeve”, ka thënë Hahn.
Komisioni për zgjerim po qëndron në Kosovë katër ditë pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Ai u takua me kryeministri Isa Mustafa, si dhe mbajti një fjalim në Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë edhe ligjvënësit opozitarë, të cilët ka më shumës e dy maj që po e mbajnë të bllokuar legjislativin, në shenjë rebelimi me marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe malin e Zi.
Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Mustafa, foli edhe për bllokadën në kuvendin e Kosovës, për të cilën tha se ka indikacione negative në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, madje edhe në procesin e vizave.
“Pengesat dhe dhuna nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe institucionet e Kosovës duhet të lejohen të funksionojnë në mënyrë demokratike…. Bllokimi i Kuvendit mund të ketë ndikime edhe në relacion me Bashkimin Evropian, pasi që janë disa ligje që duhet të kalojnë në Kuvend”, ka thënë ai.
Hahn shtoi se do të vazhdojë përkrahja e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, në administratën publike dhe zhvillimit ekonomik.
Kurse, kryeministri Mustafa tha se e ka njoftuar komisionerin Hahn për anëtarësimin në UNESCO dhe ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian, gjithnjë duke respektuar kriter et e BE-së për trashëgiminë kulturore. Ai tha se do të vazhdojnë bisedimet me Serbinë dhe janë duke prit vendimin e Gjykatës Kushtetutës për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Mustafa, po ashtu ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që janë kërkuar për liberalizëm të vizave. Kemi pasur bashkëpunim intensiv me të gjitha ministritë dhe të gjitha rekomandimet do t’i arrijmë dhe do t’i përmbushim. Prandaj ne presim që Bashkimi Evropian të vendos për rekomandim për liberalizim të vizave”, tha Mustafa, duke treguar gatishmëri edhe për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.
Por, gjatë kohës sa komisioneri i BE-së për Negociata e Zgjerim, Johanes hahn mbante fjalim në Kuvend, deputetët e opozitës, kryesisht ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shfaqur pankarta, të njëjta si në fjalimin e presidentit austriak Fischer Heinz, me mbishkrimet “A është ndarja etnike vlerë e BE-së?”.
Në tjetrën pankartë Vetëvendosje i ka kujtuar edhe Hahn-it se vendosja e tyre për ta ndalë marrëveshjen do të vazhdojë. “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë”, është mbishkrimi i pankartës.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













