Futboll
Hadergjonaj për “Daily Mail”: Bashkëlojtarët e mi kanë ikur nëpër bjeshkë për t’i shpëtuar luftës
Hadergjonaj iu bashkua Kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti, pasi e kishte përfaqësuar ekipin kombëtar U21 të Zvicrës paraprakisht
Florent Hadergjonaj, futbollisti i Kosovës i lindur dhe rritur në Zvicrë, beson se ekipi kombëtar i futbollit mund ta tregojë anën e mirë të Kosovës. Në një intervistë për mediumin britanik “Daily Mail”, 25-vjeçari tregon se si disa nga shokët e ekipit kombëtar kanë vuajtur për të mbijetuar si fëmijë nga regjimi serb.
Hadergjonaj iu bashkua Kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti, pasi e kishte përfaqësuar ekipin kombëtar U21 të Zvicrës paraprakisht.
“Kur ne lojtarët ulemi dhe bisedojmë, nuk flasim vetëm për futbollin”, tha Hadergjonaj për Daily Mail, përcjell Albinfo.ch.
“Të gjithë e rrëfejnë historinë e vet. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës, i dëgjojnë ata që ishin”, shtoi ai.
“Ne dëgjojmë se si bashkëlojtarët tanë kishin ecur bjeshkëve për të ikur kur ishin fëmijë të vegjël. Kanë ecur dy deri në tri ditë, derisa të shtënat kanë krisur përreth tyre. Është gjë emocionuese, sepse e kupton që edhe familja jote, xhaxhallarët dhe kushërinjtë tuaj janë përballur me të njëjtën gjë”, shtoi mbrojtësi i djathtë i Huddersfield.
Hadergjonaj beson se futbolli mund ta tregojë anën e mirë të Kosovës.
“Ekipi i futbollit mund ta tregojë anën e mirë të vendit. Lojtarët tanë janë lindur në vende të ndryshme, por bashkohen dhe krijojnë gjëra. Dashuria për futbollin është e çmendur. Ne e mundëm Bullgarinë në Sofje dhe qindra tifozë qëndruan deri në orën 3 të mëngjesit në aeroport për të na përshëndetur”, shpjegoi ai.
“Kur dalim për të ngrënë, ata nuk na lënë të paguajmë. Stërvitja është aheng. Njerëzit shikojnë dhe e lëshojnë muzikën. Nuk mund ta parafytyroj sa mirë do të ishte sikur të kualifikoheshim në Euro 2020”, përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













