Lajme
Gruyères, Saas-Fee dhe Valposchia, në mesin e fshatrave më të bukura në botë
Ato cilësohen me pamjen më piktoreske në botë
Nuk është çudi për asnjë lexues që fshatrat zvicerane të renditen lart për nga pamja piktoreske e tyre, përcjell albinfo.ch.
Gruyères, Saas-Fee dhe Valposchiavo u zgjodhën tri fshatrat, ndër më të mirat turistike në botë nga Organizata Botërore e Turizmit gjatë asamblesë së përgjithshme në Madrid.
Vlen të theksohet se më shumë se 170 aplikime kishte të paraqitura, 44 u vlerësuan si “Fshati më i mirë turistik”.
Si anëtare, Zvicra ishte në gjendje të dorëzonte tri aplikime, të cilat të gjitha u shpërblyen dhe asnjë vend tjetër nuk ka qenë kaq i suksesshëm.
Lokalitetet e bindën jurinë për fokusin e tyre të fortë në zhvillimin e qëndrueshëm, për afërsinë e tyre me aktivitetet bujqësore dhe për vlerën e shtuar lokale të krijuar nga turizmi në rajonet e tyre përkatëse. Përveç marrjes së trofeve simbolike, fituesit do të përfitojnë nga fushatat mediatike të OBT-së në mbarë botën.
Në verën e vitit 2021, tri fshatrat u përzgjodhën në një konkurs kombëtar nga një juri e përbërë nga përfaqësues të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, Zyrës Federale për Mjedisin dhe Turizmin e Zvicrës, e cila më pas paraqiti aplikimet në OMT. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












