Muzikë
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë
Performanca u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Rame Lahaj Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” solli një atmosferë të veçantë në Prishtinë me një koncert të mbajtur në kuadër të aktiviteteve të Rame Lahaj Foundation, duke bashkuar publikun përmes muzikës dhe shkëmbimit kulturor, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmja u karakterizua nga performanca energjike e grupit italian, e cila u mirëprit nga publiku në kryeqytet, duke sjellë tingujt e muzikës italiane në zemër të Prishtinës.
Përmes një reagimi, Ambasada e Italisë në Kosovë shprehu kënaqësinë për mbështetjen e këtij aktiviteti, duke e cilësuar koncertin si një mbrëmje të paharrueshme ku muzika, energjia dhe shkëmbimi kulturor u ndërthurën në mënyrë të veçantë.
Ambasada falënderoi gjithashtu Rame Lahaj Foundation për organizimin e ngjarjes dhe për promovimin e kulturës italiane përmes muzikës në Kosovë.
Koncerti u vlerësua si një tjetër shembull i bashkëpunimit kulturor mes Italisë dhe Kosovës, duke dëshmuar se muzika mbetet një urë e rëndësishme që afron njerëzit dhe kulturat./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










