Lajme
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë
Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi, u sekuestruan gjithsej mbi 1.5 kilogramë drogë
Në fillim të korrikut, policia kantonale e Graubündenit arrestoi dy persona të dyshuar si tregtarë droge në Domat/Ems dhe Chur.
Gjatë arrestimeve dhe bastisjeve të mëvonshme në shtëpi, u sekuestruan gjithsej mbi 1.5 kilogramë drogë, transmeton albinfo.ch.
Si pjesë e një hetimi të përbashkët nga policia kantonale e Graubündenit dhe zyra e prokurorit publik të Graubündenit, një burrë 22-vjeçar shqiptar u arrestua në Domat/Ems, shkruan polizeinews.ch. Në kohën e arrestimit të tij, ai mbante me vete afërsisht 100 gramë kokainë dhe 20 gramë heroinë. Gjatë një bastisjeje të mëvonshme në banesën e tij, policët sekuestruan edhe 895 gramë kokainë dhe 140 gramë heroinë.
Në Chur, policët e qytetit kanë ndaluar pastaj një burrë 37-vjeçar zviceran. Ata zbuluan afërsisht 24 gramë kokainë, 18 gramë heroinë dhe një sasi të vogël baze kokaine. Një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 339 gramë të tjerë heroinë.
Të dy personat janë në paraburgim.
(Foto: Kapo Graubünden)
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











