Lajme
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës
Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër
Autoritetet franceze kanë shkatërruar një rrjet të dyshuar të kontrabandës së armëve, i cili kishte lidhje edhe me Zvicrën, përcjell albinfo.ch.
Sipas hetuesve francezë, gjatë një operacioni të zhvilluar më 23 qershor u arrestuan 12 persona, prej të cilëve 10 në Francë dhe dy në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Mediat franceze raportojnë se në mesin e të akuzuarve ndodhet edhe një zyrtar policor. Në total, në Francë janë ngritur aktakuza ndaj nëntë personave.
Gjatë bastisjeve, autoritetet sekuestruan 23 armë zjarri, granata, eksploziv dhe mbi 100 mijë euro para të gatshme, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm të rrjetit.
Hetimet për rastin po vazhdojnë për të zbuluar shtrirjen e plotë të rrjetit dhe lidhjet e tij ndërkufitare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Austri
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë











