Tematike
Glarus: 7 shqiptarë gjykohen për tentim vrasjeje me porosi të një shqiptari
Shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Prokurori publik, përveç dënimit me burg ka kërkuar për ta edhe dëbim 15-vjeçar nga vendi
Në hapjen e procesit gjyqësor për një tentim vrasjeje të kryer në vitin 2018, Gjykata Kantonele e Glarusit ka marrë në pyetje të mërkurën të akuzuarit.
Pothuajse të gjithë ata shfrytëzuan të drejtën e tyre për të heshtur, shkruan sda.ch.
Prokurori ka kërkuar për ta dënime nga 5 deri në 15 vjet.
Një nga sulmuesit e dyshuar megjithatë dha një përgjigje: Nuk është e vërtetë që ai dhe kolegu i tij kishin urdhër të vritej dikush. Fjala kishte qenë vetëm për ta lënduar atë.
Rasti ka të bëjë me një sulm ndaj një perosni 44 vjeçar në Bilten (Glarus) në fillim të tetorit të vitit 2018, transmeton albinfo.cj. Dy të rinj me atë rast e kanë rrahur atë aq brutalisht me shkopinj sa që ai kishte mbijetuar vetëm falë fatit dhe ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore.
Dy të akuzuar të tjerë ngarkohen se kanë dhënë urdhër për të aktin e kryer. Ata akuzohen se u kanë paguar banditëve një shumë prej 10.000 frangash.
Sipas aktakuzës, fjala ishte për hakmarrje pas një sulmi brutal të bërë ndaj urdhërdhënësit të tashëm, një vit e gjysmë më parë, transmeton albinfo.ch. Viktima e tetorit të vitit 2018 thuhet se ka qenë sulmuesi kryesor në rastin e parë, atë të vitit 2017.
Ai dhe dy kolegë të tij përgjigjen po ashtu para Gjykatës Kantonale të Glarusit për këtë veprim të kryer në shtatorin e vitit 2017.
Katër të dyshuarit kryesorë në gjyqin aktual, dy urdhërdhënës dhe dy ekzekutues, janë të gjithë në burg paraprak (hetues), përcjell albinfo.ch. Përveç tyre, janë edhe dy persona që akuzohen për bashkëpunim, ndërsa një person i shtatë akuzohet për një vepër dytësore.
Për katër të dyshuarit kryesorë, prokurori publik ka kërkuar burgim nga 12.5 deri në 15 vjet. Sipas tij, sulmuesit duhen shpallur fajtorë për tentim vrasje dhe sulm. Ndërsa, urdhërdhënësit e dyshuar duhet të shpallen fajtorë për nxitje të tentimit të vrasjes dhe vepra të tjera si tregtia me drogë dhe mashtrimi.
Për dy nga të akuzuarit, prokurori ka kërkuar shtatë respektivisht nëntë vjet burg për bashkëpunim në tentimin e vrasjes dhe për krime të tjera. I dyshuari i shtatë, sipas prokurorit duhet të dënohet me pesë vjet burg për mashtrim masiv.
Shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, transmeton albinfo.ch. Prokurori publik ka kërkuar për ta edhe dëbim 15-vjeçar nga vendi me regjistrimin e të gjithë atyre në sistemin e informacionit Shengen. Në këtë mënyrë atyre do tu ndalohej hyrja në të gjitha vendet e Shengenit.
Për shkak të mungesës së hapësirës dhe rregullave të koronës, seanca tre-ditore nuk u zhvillua në gjykatën në Glarus, por në sallën e madhe të famullisë në Ennenda GL fqinje. Vetëm katër të dyshuarit kryesorë janë paraqitur në gjykatë, përcjell albinfo.ch. Tre të tjerët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















